Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agron Shala sjell librin “Andrra në Beze”

NULL NULL
16.06.2018 19:40

Esetë e Agron Shalës ndërtohen mbi një seriozitet në qasje, thellësi në analizë, pasuri në informacion, kombinim në zhanre, krahasime që bashkojnë të tashmen me të kaluarën. Si të tilla, këto ese janë një dukuri e rrallë, tepër e rrallë në këtë ambientin tonë të kontaminuar me banalitete të të gjitha llojeve, të cilat janë bërë përditshmëri e jona.

Kështu shkruan publicisti e politikani, Blerim Shala për librin me ese të Agron Shalës, i cili sapo ka dalë në treg me titullin ‘Andrra në beze”, shkruan AktivPress.

Shala ka studiuar për psikologji dhe dramaturgji, por që nga viti 1995 merret me gazetari.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka shkruar shumë ese të cilat i ka përmbledhur brenda një kornize të cilën tashmë e ka hedhur të treg Shtëpia botuese “Armagedoni”.

Stefan Çapaliku thotë se “duke dalë prej shtëpie me këtë libër”, Agron Shala “asht ba gati me na dhanë dorën dhe me na përcjellë ‘rrokull botës e rrokull Shqypniës së tij’ si një person njerëzor e intelektual…”.

Gazetari, studuesi dhe publicisti, Daut Dauti, përkujton se Shala ka kohë që trajton tema të rëndësishme nga fusha e kulturës.

“E veçanta e tij është shoshitja e fenomeneve kulturore nëpër kriteret e sociologjisë , psikologjisë, filozofisë dhe historisë. Ai ofron shpjegime të cilat janë të denja për krahasim edhe me botimet e shtypit më elitar dhe të specializuar të fushës së kulturës në Evropë e gjetiu”, shkruan Dauti në kopertinën e librit të Shalës.

Pak fjalë por me kuptim të madh për librin e Shalës i ka shkruar edhe profesori Muhamet Hamiti.

“Shkrime ‘non-fiction’ me nuanca gjuhe fiksionale edhe kur bëhet fjalë për jetën reale, distopike, të sotmes, që bie ndesh me optimizmin e induktuar komunist me dekada në Shqipëri e në Kosovë. Pesimizmi i Agron Shalës për konditën shoqërore shqiptare bëhet njëfarë pharmakos-i i kohës sonë”, ka shkruar Hamiti.

Ndërsa artisti i fotografisë, Fahredin Spahija thotë se “rrëfimi tejet interesant që Agron Shala ndërton duke e analizuar veprën filmike, si lexues të bën të krijosh një lidhje të fortë, gjithsesi emocionale me subjektin që e trajton regjisori”.

“Andrra në beze” është libri i parë i Agron Shalës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.