18:56, 2 Qershor 2020

Përflitet se Agron Llakaj do të rikthehet në “Portokalli”, 10 vite pas largimit nga programi i humorit. Burime për Revista Who bëjnë me dije se Llakaj po “negocion me ftesë të drejtuesit Ben Blushi për të rimarrë timonin e ‘Portokalli’ pas lajmeve se Altin Basha, regjisori i këtij formati, do të largohet për një tjetër program te ABC News”.

Burime të brendshme thonë për Anabel.al se disa aktorë, kryesisht të larguar nga Top Channel, janë kontaktuar nga Llakaj për një rikthim në “Portokalli”. Burime të sigurta konfirmojnë largimin e regjisorit Basha, por thuhet se bashkë me të do të largohet edhe një pjesë e mirë e aktorëve të programit të humorit, gjë që siç duket ka krijuar një situatë të paqartë në Top Channel. Në pamundësi të negociatave me regjisorin, drejtuesit e Top Channel po përpiqen që të mos ketë largim të aktorëve, çfarë shpjegon në një farë mënyre edhe dëshirën e drejtuesve për të rikthyer Agron Llakajn dhe për të ndërtuar “Portokallinë” pa Altin Bashën./anabel

Konkurs Pune

Lexo më shumë