AGK trimëron: “Fol, mos u tut!” NULL NULL 03/05/2015 03/05/2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka zhvilluar një aktivitet simbolik, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, me moton “Fol mos u tut” Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit ka realizuar një aksion me moton: “Fol, mos u tut!”, duke kërkuar kështu që zëri i tyre të mos heshtet. Në krahasim me vitet e kaluara, sipas AGK-së, liria e shprehjes në Kosovë po shkon drejt përkeqësimit. Për këtë punë apel iu bë gjitha institucioneve që t’iu vihen në ndihmë gazetarëve e mediave në rast sulmi, transmeton KlanKosova. Rasti më i rëndë i dhunës ndaj gazetarisë është ai i gazetarit Milot Hasimja, i cili përpos që u sulmua një vit më parë, në vendin e tij të punës, atij i doli problem edhe me procesin gjyqësor. KlanKosova iu sjell kronikën nga aksioni i sotëm i AGK-së.