AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së NULL NULL 24.05.2023 20:54 24.05.2023 20:54 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj emërimit të Luljeta Aliut si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave. Sipas AGK-së, emërimi i Aliut tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënën nën kontroll institucionet e pavarura mediale. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellë me shqetësim votimin në Kuvend të zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve. Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale”, thuhet në deklaratën e AGK-së. Komisioni i Pavarur i Medieve, sipas AGK-së, duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë. “Emërimi i zonjësAliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet në fund të deklaratës. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023