14:36, 2 Gusht 2020

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-gazetarit njëherësh shkrimtarit, Musli Berisha.

Berisha për shumë vjet ushtroi profesionin e gazetarit, ku vlerësohet për kontributin e dhënë në informimin e publikut të Ferizajt dhe më gjerë. Ai gjithashtu ishte edhe kryeredaktor në TV Tema.

Përveç profesionit të gazetarit dhe shkrimtarit, Berisha ka punuar edhe si përkthyes në Komunën e Ferizajt.

AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Musli Berisha.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë