Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

NULL NULL
03.12.2024 09:38
Zijadin Gashi
Foto: AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit Zijadin Gashi i cili vdiq në moshën 51-vjeçare.

Gashi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, dhe punoi në disa media të shkruara, elektronike dhe televizive në Kosovë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, këtë vit Gashit i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99”.

“Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.