AGK-ja: Emërimi i drejtorit të ri të RTK-së përbën konflikt interesi NULL NULL 04.02.2023 20:02 04.02.2023 20:02 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK. AGK-ja, konsideron se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik. Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht. “Rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional. Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik”, thuhet në deklaratën e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Sipas këtij asociacioni, ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë