AGK e pranon me shqetësim hapjen televizionit TVV nga Vetëvendosje NULL NULL 07.08.2020 18:35 07.08.2020 18:35 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje. AGK thotë se themelimi i një mediumi televiziv nga një parti politike është i dëmshëm për lirinë e medieve. Një formë e tillë e funksionimit të televizionit nuk është gazetari. “Për hapjen e TVV-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarisë përmes një ‘tweet-i’, të publikuar në rrjetin social Twitter. Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federatës”. AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokrati *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë