AGK: Dy raste pengimi ndaj gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe e Rizvanollit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AGK: Dy raste pengimi ndaj gazetarëve nga mbrojtja e afërt e Kurtit dhe e Rizvanollit

NULL NULL
12.05.2023 13:38
gazetaret

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar pas denoncimit të gazetarit Kosovë Gjoci të Euronews Albania për pengimin në punë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”.

Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka reaguar, që e bën rastin edhe më të rëndë.

Ngjashëm, para disa ditësh gazetarja e Periskopit, Besarta Hoti, u pengua në përpjekjet për të bërë pyetje për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

AGK-ja, i konsideron këto veprime të papranueshme dhe i bën thirrje qeverisë dhe dikastereve të saj të mundësojnë kushte elementare të punës për gazetarët kur raportojnë dhe kërkojnë përgjigje nga anëtarë të ekzekutivit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

klankosova.tv