Agjenda e Kosovës para ndeshjes me Andorrën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agjenda e Kosovës para ndeshjes me Andorrën

NULL NULL
nga Emanuell Syla 27.03.2023 14:25

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar në lidhje me agjendën e Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjes me Andorrën, që është e dyta në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet të martën mbrëma nga ora 20:45 dhe do të transmetohet në Klan Kosova, ndërsa nga stadiumi do të jepet edhe emisioni para dhe pas ndeshjes.

Para kësaj, gjatë ditës së hënë është paraparë kjo agjendë:

Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës – ora 17:00, ku do të paraqitet selektori i Kosovës Alain Giresse.

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës – ora 17:30.

Konferenca për media e Kombëtares së Andorrës – ora 18:15.

Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Andorrës – ora 19:00.

Aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stërvitjet janë të hapura për media 15 minuta.