Agjencia e OKB-së konfirmon se sulmi izraelit dëmtoi centralin bërthamor në Arak të Iranit NULL NULL 20.06.2025 12:01 20.06.2025 12:01 Mbikëqyrësi global bërthamor ka konfirmuar se një sulm izraelit ndaj një centrali bërthamor iranian në ndërtim e sipër pranë qytetit të Arak shkaktoi dëme në “ndërtesa kyçe”. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan reaktorin e ujit të rëndë në Arak të enjten, megjithëse IAEA tha se objekti nuk përmbante material bërthamor. Reaktorët e ujit të rëndë përdorin një lloj uji kimikisht të dallueshëm si ftohës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Reaktorët si objekti i Arak, 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit, mund të përdoren për qëllime shkencore, por si nënprodukt krijojnë plutonium, i cili mund të përdoret për të bërë armë bërthamore. Në një deklaratë, kreu i IAEA-s, Rafael Grossi, thotë se ndërsa nuk ka pasur “incident të madh radiologjik” si rezultat i sulmeve izraelite, ende ekziston rreziku i një “aksidenti radiologjik”. “Në këto rrethana sfiduese dhe komplekse”, thuhet në deklaratë, “është thelbësore që IAEA të marrë informacion teknik në kohë dhe të rregullt në lidhje me objektet bërthamore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrugët e dëmtuara të Prishtinës, kush e ka fajin? - Sokol Havolli sot në “DPT te Fidani” 59 sekonda më parë
Kosova “Arrestimet e kosovarëve nga Serbia bëhen për të na dëmtuar – të bëjmë presion diplomatik” 24 minuta më parë