Agim Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja NULL NULL 13.11.2024 20:32 13.11.2024 20:32 Deputeti i LDK-së, Agim Veliu. Foto: Faqja zyrtare Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka mohuar raportimet se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së. Veliu, që aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë këto raportime janë “lajme të rreme”. “Një lajm i tillë në kohë fushate, përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”. “Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jashtë LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja”. “Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet”, tha Veliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 14 orë më parë