Agim Veliu: Albin Kurti më shkarkoi, por u shkarkuan të gjithë NULL NULL 18.09.2020 17:29 18.09.2020 17:29 Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, sot në Kuvend sërish i është kthyer temës së shkarkimit të tij nga ish-kryeministri Kurti. Ai duke iu drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes tha se me shkarkimin e tij u shkarkuan të gjithë, njofton Klan Kosova. “Është e vërtetë që Kurti më ka shkarkuar, por u shkarkuam të gjithë”. Debati nuk përfundoi këtu. Rexhep Selimi nga VV i tha se shkarkimi i tij ishte ndër punët më të mirë që i ka bërë Qeveria Kurti derisa i tha se ishte edhe i paaftë. “Je shkarkuar, jo për mustaqet që i mban, por që ke qenë i paaftë. Shkarkimi yt është ndër punët më të mira që ka bërë Kurti”. Veliu sërish shfrytëzoi foltoren për të replikuar ndaj Selimit. “Unë kam mustaqe, por s’jam i pafytyrë si ti”. Këto replika filluan për temën e kazinove në fshatin Karaçevë, për të cilat Veliu tha se kanë funksionuar gjatë gjithë qeverisjeve. “Është e vërtetë që një numër i kazinove funksionojnë në Karaçevë. Një numër i tyre janë ndërtuar edhe ne Qeverinë Kurti. Në shkurt nga shefi yt kam kërkuar që të bëjmë operacion në Karaçevë që ta ndalojmë veprimtarinë. Çështja e problemit me kufij me Serbinë në është çështje që daton nga viti 1999 dhe i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritanishme, s’është prej 7 gushtit e këndej. Mandati i sigurisë me kufirin me Serbinë është ende mandat i KFOR-it”. Ndërkaq, për hyrjes e ushtarëve serbë në fshatin e Karaçevës, Veliu tha se të tilla probleme kanë ndodhur shumë herë. “Incidenti në këtë vijë kufitare s’është i vetmi. Prej 1 janari 2008 deri më 14 gusht 2020 kanë qenë 19 raste të tilla të shkeljeve të ndryshme që kanë të bëjnë më vijën kufitare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024