Agim Çaka: Sigurimet Shëndetësore përfundojnë me mandatin tonë NULL NULL 17.09.2019 22:19 17.09.2019 22:19 Agim Çaka nga koalicioni Nisma-AKR deklaroi se shëndetësia do të jetë prioritet i këtij koalicioni. Ai në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar disa nga çështjet që do t’i realizojnë, po që se vijnë në pushtet. “Jemi të vendosur që sigurimet shëndetësore të mos shfrytëzohen më nëpër fushata, kjo çështje do të përfundojë me mandatin tonë qeverisës. Faktikisht Ligji për Sigurimet Shëndetësore ekziston vetëm duhet të zbatohet në praktikë. Konsiderojmë se Sigurimet Shëndetësore do të ndihmonin buxhetin e ndarë për shëndetësi dhe në këtë mënyrë do të kishte me pas shërbime më të avancuara shëndetësore”. “Sa i përket listës esenciale nuk do të kishim shkuar me vonesa kaq të mëdha. Do të kishim qenë më të përpiktë që këto lista të përfundoheshin në afatin sa më të shkurtër”. Çaka gjithashtu prezantoi edhe planin për menaxhimin e institucioneve shëndetësore. “Do të kishim përcjellë situatën prej nivelit primar, nga poshtë, prej AMF-ve, QMF-ve, QKMF-ve e deri tek QKUK-ja sepse duke e rregulluar problemin prej nivelit poshtë vjen si rezultat deri tek problemet më të vogla në QKUK”. “Do të ishim nisur me ato AMF që janë të shpërndara nëpër fshatrat e largëta ku qytetarët do të kenë përkujdesje shëndetësore edhe atje. Me faktin që aty do të ketë shërbime primare duke nënkuptuar prezencën e barnave dhe mjekëve adekuat, do i kishim liruar edhe QMF-të dhe QKMF-të”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024