Agim Bahtiri viziton Izmir Zeqirin në zyrën e re në Zubin Potok (VIDEO) NULL NULL 26.05.2023 17:46 26.05.2023 17:46 Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vizituar kryetarin e ri të Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, në zyrën e re. Bahtiri për Klan Kosovën është shprehur se ka shkruar për ta uruar kryetarin e ri dhe tha se shpreson që kryetari do të jetë në nivelin e duhur. “Është kënaqësi që isha te kryetari për t’ia uruar postin dhe për ta uruar që të ketë një punë të mbarë. Shpresoj që në të ardhmen do të jetë gjithçka në rregull, çdo ditë do të vije puna më mbarë dhe më mire dhe shpresoj që do të jetë në nivelin e duhur kryetari, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë”, u shpreh tutje ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.