Agim Bahtiri uron festën e Fitër Bajramit NULL NULL 23.05.2020 23:04 23.05.2020 23:04 Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Klan Kosova. “Me këtë rast dua të shpreh urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e këtij muaji, ku përmes sakrificës tuaj, jo vetëm që keni plotësuar një ndër detyrimet e urdhrit hyjnor, por përcollët mesazhin se besimi është mbi të gjitha devotshmëri, përmes të cilit përçohet durimi, falja dhe bashkimi”. “Dhe uroj që kjo ditë të sjellë në të gjitha sofrat e myslimanëve më shumë të mira shpirtërore, begati e mirëqenie”. “Gjithashtu kësaj radhe për shkak se gjendemi në kohë pandemie ju lutem që Fitër Bajramin ta festoni vetëm me familje në shtëpitë tuaja, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të mos rrezikojmë shëndetin e asnjërit në përhapjen e këtij virusi”, ka thënë Bahtiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 21 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë