Agim Bahtiri: Të premten i bashkohem Lëvizjes Vetëvendosje me së paku 600 aktivistë të AKR-së NULL NULL 21.08.2019 23:13 21.08.2019 23:13 Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Bahtiri këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për Telegrafin. “Është e vërtetë, të premten do t’i bashkohem Vetëvendosjes. Madje me minimum 600 aktivistë të tjerë, të cilët kanë qenë në AKR”, ka thënë ai. Kujtojmë se Agim Bahtiri edhe kohë më parë ishte përfolur se ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja, mirëpo këtë e kishte hedhur poshtë duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie. “Çfarë dorëheqje, kurrë ma i fortë në jetë s’kam qenë. Nuk kam dhënë dorëheqje as në parti, as kërkund. Dje e kam pasur mbështetjen e fuqishme të strukturave të partisë që të bëj koalicion me kë unë ta shoh të arsyeshme, kjo ka qenë ajo fuqia që e kam marrë dje. Unë jam në AKR dhe do të jem në AKR”, pati thënë ai. Po ashtu Bahtiri para pak minutash e ndërroi edhe fotografinë e profilit të faqes së tij në Facebook, duke e vendosur një me të parin e VV-së, Kurtin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 17 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 56 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë