23:15, 5 Dhjetor 2019

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverisjeje të përbashkët.

Bahtiri ka thënë se VV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri, njofton Klan Kosova.

Ai është shprehur se MPB’ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Sipas Agim Bahtirit MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq siç shkruan Epoka e Re, sa i përket postit të presidentit, ai ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Agim Bahtiri është shfaqur optimist se koalicioni qeverisës në mes të VV-së dhe LDK-së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë