Agim Ademi përgëzon Dritën për fitoren e sotme në ‘Champions’

Agim Ademi përgëzon Dritën për fitoren e sotme në ‘Champions’

2 muaj më parë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka uruar skuadrën Drita për fitoren e sotme në ‘Champions’.

Ai ka uruar që kampioni i Kosovës të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion, njofton Klan Kosova.

“Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër Inter d’Escaldes”.

“Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe për suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it”.

“Po ashtu, besoj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane do të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë”.

klankosova.tv