Agim Ademi për Distria Krasniqin: Suksesi juaj iu jep motiv gjeneratave të reja

Agim Ademi për Distria Krasniqin: Suksesi juaj iu jep motiv gjeneratave të reja

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi ka uruar fitoren e medaljes së artë olimpik, xhudistes Distria Krasniqi.

Me një postim në Facebook, kryetari shtoi duke thënë se suksesi i sportistëve tanë do t’i jap motiv gjeneratave të tjera, njofton Klankosova.tv.

“Suksesi juaj madhështor në Olimpiadën e Tokios na bën krenar të gjithëve dhe u jep motiv gjeneratave të reja për t’i ndjekur deri në fund ëndrrat e tyre”.

Po ashtu ia ka uruar edhe trajnerit të skuadrës olimpike të xhudos, Driton Kuka me shpresën që ditëve të ardhshëm edhe atletët të tjerë do të korrin sukses në olimpiadë.

Distria Krasniqi mundi japonezen Funa Tonaki në finale me wazari.