7:27, 24 Maj 2020

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ai ka uruar që sa më shpejt të tejkalohet situata me pandeminë Covid-19, në mënyrë që sportistët t’u kthehen aktiviteteve të tyre, njofton Klan Kosova.

“Këtë vit u ballafaquam me problemin global të virusit Covid-19, andaj edhe lutjet tona shkojnë për shëndet në familjet tuaja dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj pandemie”.

“Uroj që kjo festë ju gjen të bashkuar, solidarë dhe me respekt e përkujdesje për njëri-tjetrin, me shpresë që sa më shpejt t’i kthehemi aktiviteteve tona të përditshme dhe lojës sonë të përbashkët – futbollit”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë