Agani: S`do të tolerojmë prerjen e drunjve brenda parqeve kombëtare NULL NULL 13/11/2015 13/11/2015 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazin, me të cilin diskutuan për problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë. Agani edhe njëherë shprehu përkushtimin e tij për të gjetur zgjidhje për problemet të cilat preokupojnë kryetarin Ilazi. Ndërsa, i pari i Kaçanikut shprehu falenderimin dhe mirënjohjen për ministrin Agani, duke vlerësuar lart anagazhimin e tij për realizimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë. Ilazi, ndër të tjera shprehu shqetësimin e tij lidhur me prerjen e drunjve brenda Parkut Kombëtar Sharri, duke vlerësuar se persona të pandërgjegjshëm po dëmtojnë në masë të madhe këtë park. Agani, u zotua se do të marrë masa të menjëhershme për parandalimin e dëmtimit dhe shkatërrimit të pyjeve, e në vecanti atyre që janë në zonat e mbrojtura, duke përfshirë edhe parqet kombëtare, transmeton Klan Kosova.
Kosova A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 11 minuta më parë