Afro 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri NULL NULL 07.02.2023 09:38 07.02.2023 09:38 Të paktën 4 mijë e 940 persona të vdekur janë konfirmuar në Turqi e Siri pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë të Rihterit Zyrtari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive në Turqi, Orhan Tatar, bëri të ditur se vetëm në shtetin turk janë regjistruar së paku 3 mijë e 381 viktima, ndërsa mbi 20 mijë e 400 persona raportohet të jenë lënduar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Deri më tani, 11 mijë ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha ai ndërsa afro 25 mijë reagues emergjence po punojnë në skenat e prekura. Ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 avionë për të transportuar të plagosurit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit, tha Tatar, përcjell Klankosova.tv. Ndërsa, në Siri numri i personave të vdekur është rritur në 1 mijë e 559, në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, kanë bërë të ditur zyrtarët. Të paktën 3,648 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 34 sekonda më parë
Kosova MSh-ja thotë se ka shënuar progres në menaxhimin e financave dhe integritetin institucional 3 minuta më parë