Afro 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afro 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

NULL NULL
19/08/2022

4,847 raste aktive me koronavirus janë në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi.

Derisa në 24 orët e kaluara janë shëruar 1,196 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,187, thuhet tutje në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se janë vaksinuar 45 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,835,156 doza të vaksinës.