Afganistani i sanksionuar mund të has në vështirësi për ndihma nga komuniteti ndërkombëtar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afganistani i sanksionuar mund të has në vështirësi për ndihma nga komuniteti ndërkombëtar

NULL NULL
6 days më parë

Teksa Afganistani po vuan nga një tërmet i fuqishëm dhe ka filluar varrimin e më shumë se 1000 viktimave, udhëheqës talibanë në Kabul i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të heq çdo pengesë të krijuar nga sanksionet dhe t’i vijë në ndihmë.

“Qeveria po punon brenda mundësive të saj. Ne shpresojmë që Komuniteti Ndërkombëtar dhe agjencitë e ndihmës do të ndihmojnë gjithashtu njerëzit tanë në këtë situatë të rëndë”, shkroi Anas Haqqani, një zyrtar i lartë i talibanëve.

Mbi bazën se shumica e punës urgjente të ndihmës mund të klasifikohet si humanitare në krahasim me ndihmat për zhvillim, vendet duhet të jenë në gjendje të argumentojnë se ndihma dërgohet në vijë me sanksionet e Thesarit të ShBA-së. Megjithëse ka dallime mes dy formave të ndihmës, paratë për t’iu përgjigjur një tërmeti bien qartë në punën humanitare dhe agjencia e ndihmës e OKB-së, OCHA, po koordinonte menjëherë një përgjigje në ndërlidhje me agjencitë e ndihmës.

Por apelet për ndihmë humanitare për Afganistanin kanë pasur përgjigje të dobëta këtë vit, pavarësisht thatësirës dhe kolapsit të ekonomisë. Numri i agjencive të ndihmës që operojnë në vend ka rënë, dhe po ashtu aksesi përmes aeroportit ndërkombëtar.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit – agjencia më e madhe e mbetur atje, tha se po vendoste ekipe të lëvizshme shëndetësore dhe po punonte me autoritetet për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në para. Grupi italian i ndihmës mjekësore tha se kishte dërguar shtatë ambulanca dhe staf në zonat më afër zonës së tërmetit.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq me seli në Gjenevë tha se ekipet e saj të fatkeqësive ishin në rrugë për në Afganistan dhe paratë do të liroheshin nga fondet e saj të urgjencës për ndihmën ndaj fatkeqësive. Përveç ndihmës në para, Kryqi i Kuq Afgan tha se po dërgonte 4,000 batanije, 800 tenda dhe pëlhura gome, 1,500 kontejnerë larës dhe qindra dyshekë, jastëkë, batanije dhe enë gatimi.

Ambulancat po shkonin në provincat Logar, Khost, Paktika dhe Paktia, por në afat të shkurtër çështja është aksesi në zonat e shkatërruara nga tërmeti, të cilat janë në një nga rajonet më të paarritshme të vendit. Aeroporti rudimentar ndërkombëtar i Kabulit do të vihet në provë. Fluturimet operojnë rregullisht brenda dhe jashtë aeroportit, por siguria ka rezultuar një problem.

Irani, Gjermania dhe BE-ja ishin ndër vendet e para që ofruan ndihmë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë komplikime sipas ligjit të sanksioneve, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Në përgjithësi, trajektorja diplomatike mbetet për të mos njohur talibanët, kryesisht për shkak të diskriminimit të tyre ndaj grave.

Talibanët u tërhoqën në mars nga premtimi i tyre për të hequr ndalimin e vajzave që ndjekin shkollën e mesme, duke thënë se ato do të qëndrojnë të mbyllura derisa të hartohet një plan në përputhje me ligjin islamik që ato të rihapen. Vendimi i ka lënë talibanët të privuar nga aksesi në asetet e tyre jashtë shtetit dhe në shumë financime të Bankës Botërore.