Afganistan, vdes anëtari i shërbimit amerikan, në një incident jo-luftarak - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afganistan, vdes anëtari i shërbimit amerikan, në një incident jo-luftarak

NULL NULL
04/09/2018

Një anëtar i shërbimit amerikan ka ndërruar jetë si pasojë e një incidenti jo-luftarak në Afganistanin lindor, ka bërë të ditur selia ushtarake e NATO-s në Kabul.

Identiteti i personit në fjalë nuk u bë i ditur, por në një deklaratë thuhet se rasti është duke u hetuar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Incidenti erdhi një ditë pasi një anëtar i shërbimit u vra dhe një tjetër u plagos në Afganistanin lindor. Për këtë ngjarje zyrtarët e NATO-s kanë thënë se mund të ishte ndonjë sulm i brendshëm.

klankosova.tv