21:59, 11 Shkurt 2019

Kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi, ka treguar që bordi i RTK-së ka anuluar konkursin për drejtor të përgjithshëm pasi asnjëri nga kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.

“Me faktin se ish drejtorit  i skadonte mandati me 27 janar ne si bord kemi hapur konkursin 2 muaj e gjysmë para se t’i skadojë mandati ka qenë i hapur për dy jave pra kush ka dashur ka kandiduar”.

“Ne i kemi përfillur të gjitha ligjet, procedurat administrative por kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara dhe më pas i kanë dhënë ankesat edhe në bord deri te inspektorati i punës. Deri më datë 5 të këtij muaj inspektoriati ka dhënë se përgjigje të pabazuar në ankesën e tyre se bordi ka pasur të drejtë”.

Maliqi në Zona B në Klan Kosova, ka sqaruar se bordi i RTK-së nuk ka bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm lidhur me këtë rast.

“Të gjitha kanë qenë të sqaruara në konkurs edhe brenda bordit kemi pasur debat për vitet e menaxhimit (që janë kërkuar për kandidatët) ka pasur propozime por ne kemi vendosur që kandidati të ketë 7 vjet përvojë pune dhe këtë gjë nuk e ka plotësuar asnjëri nga ta”.

“Bordi nuk ka gabuar ne i kemi parë me vëmendje dhe bordi nuk e ka bërë asnjë veprim jashtëligjor, bordi i RTK-së ka pasur të drejtë në të gjitha veprimet”.

Bordi i RTK-së ka caktuar Mufail Limanin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Këtë fuksion, Limani do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTK-së, por jo më shumë se gjashtë muaj, ashtu siç është e përcaktuar me Statutin e RTK-së.