Afër 20 mijë qytetarë vaksinohen në Shqipëri brenda ditës

Afër 20 mijë qytetarë vaksinohen në Shqipëri brenda ditës

NULL NULL
1 day më parë

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka njoftuar se vetëm këtë të marte atje janë vaksinuar 19 mijë e 886 njerëz.

Ndërsa, numri total i të vaksinuarve në Shqipëri ka arritur në 537 mijë e 387 njerëz, transmeton Klan Kosova.

“Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se sonte në Kosovë kanë arritur rreth 5 mijë vaksina Pfizer.