Aeroporti suspendon nëntë nga punëtorët që mbanin grevën NULL NULL 21.08.2019 12:22 21.08.2019 12:22 Bazuar në zhvillimet e fundit brenda Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”, me vendim të zyrtarit të Sigurisë së Aeroportit, disa punëtorë të cilët po zhvillonin grevën, janë suspenduar. Sipas një mesazhi elektronik të dërguar në adresë të nëntë grevistëve, të njëjtëve iu është ndaluar qasja në Zonat e Kufizuara të Sigurisë dhe iu janë pezulluar ID-kartelat e aeroportit, njofton Klan Kosova. Rreth këtyre zhvillimeve të fundit, për shkak të sigurisë, prezente në ambientet e aeroportit janë parë edhe KFOR-i, të cilët gjenden në hollet e oborret e ANP-së për thuajse tre ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë