Aeroplani që u nis nga Miami për në Londër kthehet prapa pasi një grua refuzoi të vënte maskë NULL NULL 21.01.2022 11:42 21.01.2022 11:42 Një grua që refuzoi të vënte maskë bëri që një aeroplan me 129 pasagjerë që ishte nisur nga Miami për në Londër, të kthehej prapa. Kthimi ndodhi në brigjet e Karolinës së Veriut, pasi aeroplani kishte kaluar rreth 800 kilometra. “Klientja, e përshkruar nga policia si një grua rreth të 40-tave, po refuzonte të përmbushte kërkesën federale të maskës”, tha American Airlines në një deklaratë. “Pasi avioni arriti te porta, pasagjeri u largua nga avioni nga oficerët pa incidente. Pasagjeri u trajtua më pas në mënyrë administrative nga stafi i American Airlines”. Vërja e maskës është e obligueshme në avion, ndërsa për shkak të këtij rregulli, shpesh ka ndodhur që stafi punonjës të sulmohet fizikisht nga udhëtarët, shkraun Guardian, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 1 minutë më parë