Aeroplani përplaset mbi një shtëpi banimi në Mississippi, katër të vdekur (VIDEO) NULL NULL 05.05.2021 18:13 05.05.2021 18:13 Katër persona kanë vdekur kur një aeroplan me përmasa të vogla është rrëzuar mbi një shtëpi të banueshme në Mississippi. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së martës në Hattiesburg, rreth 140 kilometra në juglindje të Jackson, transmeton klankosova.tv. Fillimisht policia raportoi për dy të vdekur, por në mëngjesin e së mërkurës numri i viktimave u rrit në katër. Megjithatë, siç shkruan ap, autoritetet ende nuk i kanë identifikuar trupat e pajetë, dhe nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit ndodheshin në shtëpinë e përmbysur apo në aeroplan. Shkaku i vetëaksidentit po vazhdon të hetohet nga Administrata Federale e Aviacionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.