Aeroplani luftarak rus bombardon aksidentalisht qytetin e vet - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aeroplani luftarak rus bombardon aksidentalisht qytetin e vet

NULL NULL
21.04.2023 10:20
belgorod

Një avion luftarak rus qëlloi aksidentalisht me armë në qytetin Belgorod të enjten vonë, duke shkaktuar një shpërthim dhe duke dëmtuar ndërtesat, citon “Tass” të ketë thënë ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Rusia tha se një prej avionëve të saj luftarakë lëshoi municion mbi Belgorod, afër kufirit me Ukrainën, pasi autoritetet lokale raportuan një shpërthim që plagosi tre persona dhe la një krater të madh në qytet, raporton “The Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, tha se shpërthimi kishte shkaktuar një valë tronditëse që dëmtoi katër apartamente dhe katër makina dhe rrëzoi shtyllat e linjave të energjisë.

Ai tha se si rezultat i shpërthimit, një krater “i madh” rreth 20 metra i gjerë ishte shfaqur në qendër të qytetit.

Autoritetet lokale nuk thanë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë duke thënë se një avion luftarak kishte humbur municion mbi Belgorod. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS