17:21, 12 Mars 2019

Një aeroplan është obliguar të kthehej në aeroport pasi një nënë e harroi fëmijën e saj në terminal.

Fluturimi ishte nga Jeddah, Arabia Saudite për në Kuala Lumpur, Malajzi, transmeton Klan Kosova.

Por, nëna thuhet se kërkoi që të bashkohej me fëmijën e saj të cilin e harroi në terminalin e Arabisë Saudite.

Thuhet se piloti kërkoi nga kontrollerët e trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport.

Në një video që është publikuar, piloti dëgjohet duke thënë: “Zoti qoftë me ne. A mund të kthehemi apo çfarë?”.

“Një pasagjere la fëmijën e saj në terminal dhe refuzon të vazhdojë fluturimin”.

Dhe operatori thotë: “Mirë, kthehu të porta. Kjo është një ngjarje e re për ne”.

Nuk dihen ende rrethanat se si nëna e la fëmijën në terminal,.

Konkurs Pune

Lexo më shumë