Adriatik Kelmendi për KLAN FM: Ambicia jonë është t’u drejtohemi të gjithë shqiptarëve (VIDEO) NULL NULL 28.11.2021 11:39 28.11.2021 11:39 Drejtori i gjigantit mediatik Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka përshëndetur fillimin e transmetimit të radios më të re në vend, Klan FM. Kelmendi u shpreh mes tjerash se qëllimi i nisjes së radios Klan Kosova në vigjilje të 28 nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përkon me qëllimin që t’ju drejtohen të gjithë shqiptarëve anembanë. ”Klan Kosova, televizioni, portali, faqja e facebook-ut që po ashtu është shumë e madhe, e rëndësishme, kanali në Youtube, tash do të vazhdojmë edhe me skemën e pasur programore me KLAN KOSOVA FM”. ”Dëshiruam të tregojmë që ambicia jonë është t’u drejtohemi të gjithë shqiptarëve. Dhe besoj se ngadalë e kemi arritur me Klan Kosovën, që të jemi jo vetëm në Kosovë por gjithandej, dhe besoj se do të jemi edhe më fuqishëm gjithandej. Dhe ishte shansi që me doemos, që këtë festë e cila është e para të cilën e kanë festuar shqiptarët, 28 nëntor, që është Pavarësia e Shqipërisë, të shënohet edhe me këtë medium tonin të ri, por në vazhdën e asaj që ishte filluar në festën e dytë të madhe të shqiptarëve, 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës”. Tutje ai tregoi më në detaje rreth programeve të radios më të re të lansuar sot, që i presin qytetarët, njofton Klankosova.tv. ”Edhe sot qytetarët në një ditë feste, do të kenë një larishmëri programore e për të vazhduar tutje edhe nga nesër, që të përmbushin këtë ambicie tonën por edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës ndaj Klan Kosovës që edhe Radio Klan Kosova të jetë ajo që duhet, pra, të jetë radio që do t’ju gjindet qytetarëve”. ”Ne tashmë e kemi si fëmiun e vogël, e marrim me shumë dashuri dhe besoj se do ta duam njësoj siç e duam televizionin dhe besoj se do t’na shkojë mbarë”.