0:26, 3 Korrik 2020

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se për të ‘rrumbullaksuar’ Pavarësinë e Kosovës, duhet të ketë bashkim në një platformë të përbashkët sikurse në vitet ‘90-ta, pa ndasi brenda partive politike e më gjerë.

Kelmendi në një reagim të tij në facebook, ndërsa uron 2 Korrikun e 1990-të, thotë se situata vetëm po vështirësohet ndërsa veçse dihet se cila është zgjidhja, njofton Klan Kosova.

”S’di pse është kaq e vështirë!”, shprehet ai.

”Vetëm kur ishin bashkuar të gjithë në lëvizjen gjithëpopullore rreth LDK-së u organizua rezistenca e viteve ‘90-të; vetëm kur u bashkuan në Rambouillet krahu pacifist dhe krahu i luftës u arrit liria; edhe tash pa u bashkuar në një platformë të përbashkët të gjithë s’ka se si të rrumbullakësohet pavarësia!”

”Urime 2 Korriku!”, shkruan Kelmendi, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë