Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjithçka nga basketbolli në emisionin e vetëm ekskluziv të këtij sporti, Asist

NULL NULL
02.12.2024 14:35

Pas tri javë pushimi për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në parakualifikimet për Botërorin 2027 vikendin që lamë pas u kthyen ndeshjet e Procredit Superligës.

Xhiro 10 solli ndeshje interesante dhe të bukura, derbin prizrenas Bashkimi – Proton Cable Prizreni , Trepça – Vëllaznimi dhe Peja – Bora kurse kryendeshja midis Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit e cila mbylli xhiron, përgatiti dramë të vërtet dhe vazhdime.

Asisti 597

Gjitha këto i analizojmë në mënyrë të detajuar me mysafirët e kësaj jave:

Valentin Spaqi, ish basketbollist dhe fitues i shumë trofeve me Bashkimin, Mabetexin e Sigal Prishtinën dhe Altin Sahitin, ish basketbollist dhe përfaqësues i Kosovës në 3×3

Për më tepër, me mysafir prekim edhe temat e nxehta :

Pse ka rënien të kualitetit të basketbollit që po e luan Përfaqësuesja e Kosovës?

Sa po ndikon puna në klube?

Sa ndikon politika e lojtarëve të huaj në Superligë?

Sa po punojnë lojtarët vendor?

Si po punohet me të rinj dhe kushtet për punë me ta?

Çka duhet të përmirësohet urgjentisht nëse dëshirojmë ta zhvillojmë basketbollin tonë?

Valentin Spaqi, ish-basketbollist

Këto dhe shumë më shumë me analiza pa dorëza me mysafirët në ASIST 597.

Natyrisht në pjesën e dytë vjen basketbolli femëror me përmbledhjen e Ligës Unike për femra dhe Superligën e Femrave ndërsa kthehet edhe blloku i dashur për gjithë ne , Shqiptarët në Botë. Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.  

Altin Sahiti, ish-basketbollist

Të gjitha këto dhe shumë më shumë në emisionin ASIST nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme