17:43, 22 Tetor 2019

Kohët e fundit po shtohet gjithnjë e më tepër prania e një kafshe shtëpiake. Vetmia është një nga shkaqet kryesore por që, nga ana tjetër, nëse nuk jeni alergjik, ka edhe disa të mira të tjera nëse vendosni të merrni një qen apo mace.

Por nëse keni nevojë për një arsye të fortë që të adoptoni një kafshë, duhet të dini se ndikojnë në jetëgjatësinë e njerëzve, shkruan noa. Një studim i ri nga Universiteti i Indianës tregon se ka shumë përfitime shëndetësore nga qentë dhe macet.

“Analiza jonë zbuloi se qentë janë mbrojtës ndaj vdekjeve të të gjitha llojeve”, tha udhëheqësja e studimit, Caroline Kramer.

Studimi përfshiu rreth katër milionë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Skandinavia, Zelanda e Re, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Pronësia e qenve lidhet me një ulje prej 24% të arsyeve që mund të shkaktojnë vdekjen”, shtoi Kramer.

Arsye të tjera

-Përkëdhelja e qenit ul presionin e gjakut, dhe zvogëlon shanset e sëmundjeve kardiovaskulare.

-Vetëm 19% e fëmijëve që kanë qen, kanë alergji ndaj kafshëve shtëpiake, kundrejt 33% të fëmijëve të cilët nuk kanë qen.

-Pronarët e qenve mund të shërohen më shpejt nga ndonjë sëmundje dhe kanë më shumë shanse për të jetuar pas ndonjë ataku në zemër.

-Rrisin aftësinë komunikuese dhe ju bëjnë më social.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë