Adnan Merovci: Ballkani ka marrë frymë me mushkëritë e Ibrahim Rugovës NULL NULL 21.01.2021 23:41 21.01.2021 23:41 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Adnan Merovci, ka thënë se ish Presidenti Ibrahim Rugova, si frymë është njeri plebishitar. “Tërë Ballkani ka marrë frymë me mushkëritë e tij. Ka kaluar përmasat kombëtare”, është shprehur Merovci në Edicionin e Analizës në Klan Kosova. Merovci ka komentuar edhe qëndrimin e akademikut Sabri Hamitit se nuk mund të jesh rugovist duke mos qenë në LDK. “Sabri Hamiti nuk adreson gisht në askënd. Jo domosdoshmërisht ky fragment i tij ka të bëjë me realitetin aktual”. Sipas tij, kyçja e Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka të bëjë me ndryshim ideologjik. “Është kyçje për interesa elektorale ose për t’u kaluar pragu. Nuk e mohoj këtë të Sabriut në sensing e aktualitetit. Edhe pas 100 vjetësh mund të qëndrojë, por nuk e mendoj se këtu është Vjosa Osmani. Sabri Hamiti nuk shkruan gjëra të momentit. Ai është shumë i saktë”, u shpreh Merovci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë