Adnan Januzaj “dënon” veten, s’ka pushim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adnan Januzaj “dënon” veten, s’ka pushim

NULL NULL
14/12/2015

Anësori shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj i cili është duke e kaluar këtë sezonë në huazim te klubi gjerman, Dorrusia Dortmund ka deklaruar se nuk do të pushojë fare në pushimin dimëror.

Bundesliga shkon në pushimin dimëror nga 20 dhjetori deri më 23 janar, ndërsa Januzaj ka thënë se do të punojë edhe këtë kohë në mënyrë që sigurojë një vend në formacionin e  Dortmund.

“Kudo që luan ke për të luftuar për një vend. Nuk është e lehtë, edhe nëse luan në një klub të vogël, përsëri do të duhet të luftosh për ta bërë këtë. Jam i gatshëm për ta bërë këtë”.

“Do të shkojë gjatë kësaj kohë të ushtrojë diku i vetëm, me shpresën se kur të kthehem mund të bëjë diçka në pjesën e dytë të sezonit”.

“Dua të luajë më shumë. Kemi ekip të mirë dhe po fitojmë ndeshje. Ambicia jonë është që të dalim para Bayern Munich në kampionat dhe të fitojmë Europa League”, ka thënë Januzaj.

Ai ka thënë se për të gjithçka është mirë, por vetëm se çdo fillim është i vështirë. Po ashtu ka deklaruar se i duhen dy ose tre muaj në futbollin gjerman për të bërë më të mirën, transmeton Klan Kosova.