Admirali rus që pretendohet se është vrarë nga ukrainasit shfaqet në një video NULL NULL 27.09.2023 12:40 27.09.2023 12:40 Admirali rus që Ukraina pretendoi se e kishte vrarë në një sulm në Krime javën e kaluar, është shfaqur në një intervistë me video të postuar nga një kanal ushtarak rus të mërkurën. Viktor Sokolov, komandanti i flotës ruse të Detit të Zi, u shfaq në një video të postuar nga Zvezda News, media e ushtrisë ruse në Telegram. CNN nuk mund të verifikojë datën e kryerjes së intervistës dhe ka pak detaje brenda intervistës që zbulojnë kohën ose vendndodhjen e saj. Ajo u publikua një ditë pasi ministria ruse e mbrojtjes postoi një video të një takimi, i cili dukej se përfshinte pjesëmarrjen e Sokolov përmes videokonferencës, transmeton Klankosova.tv. Në videon e fundit, Sokolov thotë: “Flota e Detit të Zi po kryen detyrat e vendosura nga komanda me besim dhe sukses.” “Siç e dini, vepra heroike e marinsave tanë praktikisht nuk largohet kurrë nga ekrani i televizionit qendror,” vazhdoi ai. Ai gjithashtu i referohet çmimit “Urdhri i Ushakovit” që i është dhënë Brigadës 810 të Marinës së Rusisë. Ky çmim u dha më 29 gusht, sipas guvernatorit të Sevastopolit Mikhail Razvozhaev. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vëllai i Liridona Ademajt, kërkon drejtësi për gratë e vrara: Kriminelët duhet të kalbën në burg 2 orë më parë