11:33, 22 Maj 2019

Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli, admirali amerikan James Foggo, po e viziton Ministrinë e Mbrojtjes.

Foggo është pritur me ceremoni nga ministri Rrustem Berisha, njofton Klan Kosova.

Pas ceremonisë së pritjes në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes po mbahet një takim i mbyllur për media mes Foggos dhe Berishës.

Pas këtij takimi, shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli do të takohet edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Konkurs Pune

Lexo më shumë