Adios Francë, Spanja në finale NULL NULL 09.07.2024 22:52 09.07.2024 22:52 Një tifoze spanjolle me një parullë "Adios France", pas fitores në gjysmëfinale. 9 qershor, 2024. Foto | AP Spanja ka kaluar në finale të EURO 2024-shit pas fitores 2:1 ndaj Francës. E nisën keq duke pranuar gol në minutën e nëntë pasi shënoi Kolo Muani me kokë. Mirëpo, 16-vjeçari Lamine Yamal theu rekord duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Evropianëve pasi barazoi 1:1 me një supergol nga distanca në minutën e 21-të. Katër minuta më vonë, një autogol i Jules Kounde ktheu avantazhin në favor të Spanjës dhe kësisoj u mbyll edhe ndeshja. Në finale, Furia e Kuqe do të ketë punë me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Holandës dhe Anglisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.