Adhurim në një nivel tjetër NULL NULL 02.05.2015 18:32 02.05.2015 18:32 Floyd Mayweather dhe Manny Pacquia do të ndeshën edhe në kokën e këtij fansi të çmendur, i cili ka vendosur këtë ngjarje historike ta projektojë edhe në kokën e tij. Shumë njerëz janë tepër të entuziazmuar me duelin në mes të Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, por duket se ky fans e ka tepruar paksa. Përderisa adhuruesit e sportit veshin fanella sportive dhe mbathje me të preferuarit e tyre, gjithmonë ekziston dikush që adhurimin e dërgon në një nivel tjetër. Ky njeri, që nuk i dihet identiteti ka vendosur të bëjë këtë qethje në kokën e tij, ku shihen dy boksierët fytyrë me fytyrë, pranë njëri-tjetrit. Mbetet të shihet pas ndeshjes nëse fansi kreativ, do ta largojë nga koka boksierin që humbë ndeshjen, apo do të vazhdojë t’i mbaj të dy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.