Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adesanya mban titullin e peshave të mesme në UFC – nokauton Costan (VIDEO)

NULL NULL
27.09.2020 08:29
ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - SEPTEMBER 27: Israel Adesanya of Nigeria celebrates after defeating Paulo Costa of Brazil in their middleweight championship bout during UFC 253 inside Flash Forum on UFC Fight Island on September 27, 2020 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Josh Hedges/Zuffa LLC)
Dana White: Israel Adesanya do të jetë ylli i madh këtu, veçanërisht pas performancës së sotme

Pas irlandezit Conor McGregor, bota e Arteve Marciale të Përziera duket se do ta ketë yllin e saj të ardhshëm.

Betejën që po konsiderohej si një ndër më të mëdhatë në historinë e fundit të peshave të mesme, atleti nigerian Israel Adesanya, e bëri të dukej fare të lehtë, njofton Klan Kosova.

Ai arriti ta mposht kundërshtarin Paulo Costa me nokaut në minutën 2:59 të raundit të dytë – dyluftim ky që u zhvillua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me këtë fitore Adesanya arriti ta mbrojë për të dytën herë titullin e peshave të mesme në UFC.

I pyetur nëse Israel Adesanya do të bëhet Anderson Silva i dytë në këtë sport, presidenti i UFC-së Dana White, ka thënë se “ai do të jetë ylli i madh këtu, veçanërisht pas performancës së sotme”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.