Ademi: "U sulmova tinëzisht nga persona të maskuar"

Ademi: “U sulmova tinëzisht nga persona të maskuar”

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, është sulmuar në mëngjesin e sotëm nga disa persona në “Parkun e Gërmisë”.

Ademi tha se personat ishin të maskuar dhe se e kanë sulmuar atë në mënyrë tinëzare.

Ai theksoi se ka kaluar pa lëndime serioze.

“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze”.

Kreu i FFK-së shtoi se rastin është duke e hetuar Policia e Kosovës.

“Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar”.