Ademi: Qeveria nuk ka lansuar asnjë fushatë për kursimin e energjisë elektrike (VIDEO) NULL NULL 06.10.2022 22:46 06.10.2022 22:46 Gazetari i Klan Kosovës, Haris Ademi, deklaroi se qeveria nuk ka lansuar asnjë fushatë vetëdijesuese për kursim të energjisë elektrike. Në emisionin Rubikon me Adriatik Klemendin, ai tha se si medium kemi raportuar para rreth dy javësh që e vetmja fushatë është ajo nga ana e furnizuesit KESCO dhe KEDS, kurse nga komiteti teknik emergjent na është thënë që është duke u marr me analizën dhe me mbledhjen e të gjitha informatave, pastaj t’i shndërrojë në këshilla për konsumatorët se si ta kursejnë energjinë elektrike. Ademi po ashtu përmendi faktin që vitin e kaluar ka dështuar një marrëveshje rajonale me Maqedoninë e Veriut. Dy ministrat e energjisë, respektivisht ekonomisë, kanë biseduar për një shkëmbim qymyr-energji elektrike, kjo pastaj ka dështuar për shkak të kushteve logjistike, pra s’ka pasur mundësi KEK të dërgojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut dhe pastaj të marrë energji në kthim. “Sot ministrja Rizvanolli e përmendi një parallogaritje që ishte me 500 megavat në orë çmim gjatë dimrit, që ka shumë mundësi që të jetë shumë më shtrenjtë, mund të ndodhë edhe dyfish. Sipas saj, 3.2 milionë megavat në orë pritet të jetë prodhimi gjatë stinës së dimrit, kurse konsumi do të jetë 4.12 milionë megavat në orë, që i bie se 721 mijë megavat në orë na duhet t’i importojmë, që shumëzuar me 500 euro një megavat në bursën e energjisë elektrike do t’i kushtojë shtetit 316 milionë euro”. “Kush do ta mbulojë këtë shumë, a do të jetë qeveria? A do të ketë rishqyrtim tarifor, apo do t’i lihet në dorë dikujt tjetër?”, tha Ademi si i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.