Ademi: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë me shumë gjasë luhet në Shkup NULL NULL 12.12.2019 17:26 12.12.2019 17:26 Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Shkup. Kështu ka thënë për Klan Kosovën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke shtuar se stadiumi “Todor Proeski”, i plotëson të gjitha kushtet për një ndeshje të rëndësishme si kjo. “Sigurisht që do të zhvillohet, por zyrtare nuk kemi ende asgjë. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave do të mbahet në Shkup”. “Është e drejtë e Federatës së Maqedonisë së Veriut të vendosë dhe për shkak të rëndësisë së kësaj ndeshje, mund të mbahet në Shkup për faktin se stadiumi i plotëson të gjitha kushtet”. Kujtojmë se kjo ndeshje që do të zhvillohet me datë 26 mars të vitit 2020, është shumë e rëndësishme për Dardanët për t’u kualifikuar në Euro 2020, pasi që nuk arritën ta bëjnë këtë gjë përmes grupeve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë