Ademi: Fitorja e Ballkanit, tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë NULL NULL 06.10.2022 22:37 06.10.2022 22:37 Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, fitoren e Ballkanit ndaj Sivasspor e ka cilësuar si një tjetër fitore për histori. “Një natë përplot emocione në Sivas, por që në fund solli fitoren e shumëpritur dhe të merituar të portokallezinjve të Suharekës”, ka shkruar Ademi, transmeton Klankosova.tv. Ademi tha se paraqitja fantastike e kampionëve tanë në Evropë është një tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë. “Urime futbollistëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të FC Ballkani si dhe tifozëve të këtij klubi, por edhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë. Urime e ju priftë e mbara në vazhdim”, përfundoi Ademi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.