Adelina Thaçi infektohet me koronavirus – thotë se nuk ka kollë por as humbje të shijes NULL NULL 08.07.2020 13:55 08.07.2020 13:55 Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një apeli për kujdes në llogarinë e saj në facebook, ndërsa dhe ka treguar disa nga simptomat së cilës i janë shfaqur në ditët paraprake, njofton Klan Kosova. ”Të dashur miq e familjarë, Pas kaq muajve te kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi. Unë hasa në këto simptoma Para dy dite, pra: Lodhje të madhe të trupit Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll. Temperaturë 37.5 Pra këto ishin simptomat e mija. Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv”, thotë ajo. Artistja e muzikës shqipe, e acaruar madje ka edhe një mesazh për të infektuarit me koronavirus, njofton Klan Kosova. ”Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë! Me respekt Adelina Thaçi-Meta” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.