Adelina Ismaili publikon pesë këngë: Kushtuar grave e vajzave që guxojnë t’i thonë STOP dhunës (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 20:44 01.07.2025 20:44 Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka publikuar pesë këngë, për të cilat ajo u shpreh se janë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Ajo shkroi se këto këngë janë për gratë e vajzat që guxojnë ti thonë “STOP” dhunës e të braktisin burra të ligë, përcjell Klankosova.tv. “Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë ti thonë STOP dhunës, e të braktisin burra të ligë”. “Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingull i krenarisë për secilën nga ju”, ka shkruar Adelina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Kendall Jenner me bikini të kuqe i vë flakën rrjetit, pozon për markën e njohur 01/07/2025